Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.

Përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë.