Kush është Romain Gavras, i dashuri i ri i Dua Lipës


Gjithçka tregon se këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka gjetur dashurinë. Romanca e saj mori vëmendjen gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Cannes.

Dua Lipa mbërriti e shoqëruar nga regjisori francez 41-vjeçar Romain Gavras dhe i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës.

Përveçse tregoi dashurinë e saj, këngëtarja 27-vjeçare doli me një fustan të zi të prerë nga Hedi Slimane.

Sipas mediave, romanca ë kishte nisur në prill, kur Dua Lipa la të kuptohej se kishte rënë në dashuri, pas ndarjes së saj me Anwar Hadidin, me të cilin ishte për dy vjet.

Kush është Romain Gavras, i dashuri i Dua Lipës?

Romain Gavras njihej edhe për lidhjen me këngëtaren tjetër shqiptare Rita Orën, e cila mezi zgjati gjashtë muaj.

Por Gavras njihet kryesisht si regjisor i disa filmave, por punon edhe në videoklipe, veçanërisht për yjet botërore si Jay-Z, Kanye West, MIA, Jamie XX, Justice dhe më shumë.

Dua Lipa dhe Romain Gavras ndodhen në Cannes për të parë premierën e filmit të Elias Belkeddar, “Omar La Fraise”, në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit.