Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër.

Ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.41 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.88 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë të përcaktuara nga autoritetet përkatëse, me qëllim të rregullimit të tregut të derivateve në vend.