Sunny Hill Festival

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së sotme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite për këtë mbledhje janë 20 pika, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 94 të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.

Në fillim të kësaj mbledhje, siç ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë,  Kurti do të deklarohet lidhur me takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që u mbajt më 18 gushtit në Bruksel.

Një prej pikave të rëndësishme të kësaj mbledhje do të jetë edhe shqyrtimi i projekt-udhëzimit Administrativ për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2002 për Rregullimin e Çmimeve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).

Qeveria pritet të miratojë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.