Largimi i kanaleve të DigitAlb, KPM-ja i gjobit operatorët me 100 mijë euro


Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), të premten ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. E në rend dite ishin ankesat e shumta të qytetarëve në lidhje me largimin e kanaleve të DigitAlb nga operatorët e shpërndarjes, raporton EO.

Qe nga 1 janari e deri më 18 janar, KPM-ja i ka pranuar 340 ankesa për këtë çështje, ndërsa shumica e tyre janë kundër platformës Artmotion, me 221 ankesa, pasuar nga Kujtesa me 87.

E shkak i shkeljeve të shumta, KPM-ja ka gjobitur katër operatorët me 100 mijë euro.