Leonora Jakupi me fustan transparent “t’u ikë prej virusit”

Këngëtarja Leonora Jakupi nuk lanson shpesh këngë, por ajo është shumë aktive nëpër rrjetet sociale dhe nëpër mbrëmje të ndryshme.

Së fundmi ajo ka postuar një foto duke ironizuar me koronavirusin.

“T’u ikë prej virusit”, ka shkruar ajo në këtë foto derisa ka të veshur një fustan transparent që thekson vijat e saj të trupit.

Leonora paraqitjen e saj të fundit e kishte në “Epopenë e UÇK-së” në Prekaz ku këndoi bashkë me reperin Gold AG.