Leverkuseni mund ta fitojë Bundesligën të sot

Bayer Leverkusenit i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar Bundesligën gjermane për herën e parë në histori.

Leverkuseni të dielën e pret Werder Bremenin nga ora 17:30, në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të të elitës gjermane të futbollit.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, synon që ta përfundojë edicionin pa humbje. Do të ishte tjetër kapitull historik.

Leverkuseni në edicionin aktual ka 24 fitore e katër barazime.

Edhe Bayern Munichu, që ka 33 tituj në Bundesligë, nuk ka arritur që ta mbyllë një edicion pa humbje.

Nëse arrihet ky sukses i Leverkusenit, ka gjasa që në fund skuadra e Granit Xhakës ta pranojë mburojën apo trofeun me ngjyrë ari.

Bayern Munichu të shtunën nga ora 15:30 e pret Koelnin që po lufton për mbijetesë, ndërsa Stuttgarti ballafaqohet me Eintracht Frankfurtin.

Bayerni dhe Stuttgarti kanë nga 60 pikë në pozitat dy e tre.

Nëse Bayerni dhe Stuttgarti humbin të shtunën, Leverkuseni do të bëhej kampion pa luajtur me Werder Bremenin. Një skenar të tillë nuk e duan te Leverkuseni.

Bayer Leverkuseni ka 76 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të garës.

Vitin e kaluar, Bayerni dhe Dortmundi e mbyllën edicionin me nga 71 pikë pas 34 ndeshjeve të luajtura.

Bavarezët fituan titullin falë goldallimit më të mirë.

Por, ecuria prej 11 titujve rresht nga Bayern Munichu në Bundesligë, me shumë gjasë do të ndalet këtë fundjavë.