Lewandowski ka shënuar 119 gola në 100 ndeshjet e fundit

Robert Lewandowski po kalon momente fantastike me Bayern Munichun.

Polaku shënoi dy gola në fitoren 5:0 ndaj Dynamo Kievit, të mekurën në mbrëma.

Sulmuesi i ekipit gjerman ka katër gola në dy ndeshje në Champions këtë edicion. Ndërkaq në të gjitha garat ka realizuar 13 herë në nëntë paraqitje.

Në 100 ndeshjet e fundit me Bayernin, Lewandowski ka shënuar 119 gola.

Ai ka 41 gola në vitin 2021, gjashtë më shumë se çdo lojtarë tjetër në top ligat evropiane.