Lewis Capaldi do të performojë në Sunny Hill

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë konfirmuar një tjetër emër të madh të skenës muzikore ndërkombëtare. Këngëtari skocez Lewis Capaldi do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit, duke u ngjitur në skenën kryesore për një performancë që pritet të tërheqë mijëra adhurues, shkruan

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku organizatorët shprehën entuziazmin për ardhjen e artistit.

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Lewis Capaldin në skenën e Sunny Hill. Bëhuni gati për një natë të paharrueshme, plot emocione dhe momente që nuk do t’i harrojmë kurrë,” thuhet në njoftim.

Lewis Capaldi është një nga artistët më të suksesshëm të viteve të fundit, i njohur për hitet botërore si “Someone You Loved”, “Before You Go”, “Wish You the Best” dhe “Forget Me”. Ai ka fituar miliona fansa në mbarë botën falë zërit të tij karakteristik dhe baladave emocionale.

Me konfirmimin e Capaldit, Sunny Hill Festival vazhdon të forcojë reputacionin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon, duke sjellë në Kosovë artistë të njohur të skenës ndërkombëtare.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të sigurojnë biletat e tyre sa më parë, pasi interesimi për festivalin pritet të jetë i madh.