Ligji për Paga dhe Zyrtarët Publikë, reagojnë organizatat dhe federatat sindikale

Pas miratimit të dy projektligjeve, atij për Paga në Sektorin Publik dhe Projektligjit për Zyrtarët Publikë ka pasur reagime të shumta. 

Pas reagimit të Bashkimit Evropian të cilët kanë shprehur shqetësim me disa dispozita të Ligjit për Zyrtarët Publikë, të shtunën kanë reaguar edhe nga Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike të cilët kanë shprehur shqetësimin për këto dy ligje.

Sipas reagimit të tyre thuhet se Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë.

Po ashtu në reagim po ashtu thuhet se edhe Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil.

“Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, nënvizojmë edhe nevojën që ligjet e një rëndësie të tillë të miratohen me dakordim më të gjerë politik në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagim.

Poashtu thuhet se këtij reagimi i bashkohen organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuara më poshtë:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),

Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).

Grupi Avokues i Kosovës (KAG),

Grupi i OJQ-ve për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA),

Gratë për Gratë e Kosovës (KË4Ë),

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,Reklama

Nevo Koncepti (NVK),

OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),

OJQ Handikos Gjakovë,

OJQ “ZANA”,

OJQ “Gruaja Hyjnore”,

OJQ “Green Energy Kosova”,

Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),

Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),

PEN – Peer Educators Network,

Rrjeti i Grave të Kosovës (KWN),

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),

Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), 

Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED), dhe

Solidar Suisse në Kosovë.