Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e Bordit të KPM-së

Luljeta Aliu-Krasniqi është zgjedhur anëtare e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi ka marrë shumicën e votave nga deputetët në procesin e votimit përballë Violeta Hyseni-Kelmendit në garën për anëtaren grua të Bordit.

Ajo siguroi 48 vota, ndërsa Hyseni-Kelmendi mori 26.

Për dy pozita të tjera në Bordin e KPM-së ishin në garë Xhevat Latifi, Granit Musliu, Jeta Abazi dhe Veton Kasapolli. Asnjëri nuk e mori shumicën. Konkursi do të rishpallet për dy pozita në Bord të KPM-së.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të KPM-së ishte përcjellë me parregullsi e mostransparencë. Kandidatët ishin intervistuar pa praninë e kamerave. Njëjtë ishte bërë edhe në kohën e poentimit të tyre.