Lumbardhi: E falënderoj Zotin që më ka lindur shqiptar

Lumbardhi është shprehur falënderues për të gjithë që e kanë mbështetur atë në rrugëtimin e tij për të fituar Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka thënë se kjo gjë është duke iu dukur akoma e pabesueshme.

“Nuk po e besoj që këtë e kam bërë, askush nuk më ka besuar ua kam dëshmuar të gjithëve të kundërtën”.

“Tani jam këtu, faleminderit Vëllai i Madh, faleminderit publikut, faleminderit edhe Zotit që më ka lindur shqiptar”, ka thënë Lumbardhi.