Luzi vjen me një dedikim të veçantë për Kiarën: Do të jesh nëna e fëmijëve të mi, i joti përgjithmonë

Gjatë të dielës banorët e “Big Brother VIP” kanë bërë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

E gjatë intervistës së tij, Luiz Ejelli ka bërë një dedikim të veçantë për Kiarën.

“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”, ka thënë Luizi.

E kjo është pëlqyer shumë nga Kiara e cila e ka shpërndarë këtë në instagramin e saj.