Sunny Hill Festival

Mazreku: Mbi 11400 lëndë të mbyllura për 20 muaj nga BKS-ja

Vetëm gjatë 20 muajve të fundit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka mbyllur 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i BKS-së e deri më tash.

Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, gjatë prezantimit të punës 20 mujore para mediave të mërkurën tha se falë punës dhe angazhimit të madh kanë arritur këto rezultate.

Ai ka treguar se këto rezultate gjatë javës së kaluar i ka prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtare të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

“Më 30 shtator të vitit 2020 kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, deri sa aktive për momentin janë 2,716 lëndë”, ka thënë drejtori Mazreku.

Sipas tij, nga numri i lëndëve prej 1591 që ka gjetur ai kur ka nisur punën në BKS, aktualisht të pa mbyllura për arsye të ndryshme kanë mbetur 840, deri sa pjesa e tjetër prej 1245 i përkasin kohës shtator 2020 deri më tash.

Drejtori Sami Mazreku, ka treguar se për herë të parë në BKS lendet trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde.

Një pjesë e lëndëve, sipas tij, të cilat janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje.

“Apeloj të avokatet, por edhe të qytetaret që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lendet dhe t’i marrin mjetet menjëherë”, ka thënë Mazreku.

Kurse Auditori i Brendshëm i BKS-së, Kushtrim Morina tha se që nga themelimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sivjet është hera e parë që raporti i auditorit të jashtëm, është pa asnjë kualifikim.