Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,038 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit policor, në të njëjtën periudhë janë regjistruar gjithsej 73 aksidente trafiku. Prej tyre, 42 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 31 aksidente kanë shkaktuar persona të lënduar.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 25 persona për vepra dhe raste të ndryshme, ndërsa 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
