Mbi 5500 shoferëve në Kosovë u është ndaluar vozitja gjatë këtij viti

Policia e Kosovës ua ka ndaluar vozitjen 5,556 shoferëve për shkak të kundërvajtjeve në trafik, në mes të janarit dhe shtatorit të këtij viti.

Ndërkaq, po në këtë periudhë, u janë vendosur pikë negative 13,532 shoferëve në tërë Kosovën.

Sipas njoftimit, Policia po vazhdon me aktivitetet për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator 2021: 5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, 13532 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi!”, thuhet në njoftimin e Policisë.