Mbi 60 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

63 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 25 janë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithashme të policisë, në 24 orë janë shqiptuar edhe 1 mijë e 462 gjoba trafiku.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe 11 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.