Mbi 60 pacientë me COVID-19 janë duke marr trajtim në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka publikuar raportin e datës 18 korrik 2022. Sipas këtij raporti në QKUK, por dhe të spitale të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

“Sipas raportit të datës 18 korrik 2022, të klinikave COVID-19 në QKUK, por dhe të spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me COVID-19. 30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme”, njofton ShSKUK.

ShSKUK, ka publikuar edhe raportin sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, ku edhe janë duke u trajtuar pacientë pozitiv më COVID-19.

“Klinika Infektive, 20 pacientë, Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë. Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje. Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë”.