Mbi 7500 raste aktive me koronavirus

Në ditët e fundit në Kosovë është vërejtur një rënie e rasteve të infektimit me koronavirus.

Si rrjedhojë, ka pasur edhe ulje të testimeve mirëpo edhe të rasteve me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 75 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë edhe 7 mijë e 508 raste aktive me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë,  janë konfirmuar gjithësej 105 mijë e 711 raste pozitive.

2 mijë e 191 persona nuk kanë arritur t’i mbijetojnë komplikimeve shëndetësore nga virusi.

Ndërkaq, janë shëruar 96 mijë e 12 persona.