Më 2024 del në treg telefoni që mbushet 100% për 10 minuta

Shpejtësia e mbushjes së baterisë në telefon së shpejti do të arrijë një nivel të ri, ndërsa kapaciteti i baterisë gjithashtu pritet të rritet kur do të dalë në treg OnePlus 12, shkruan TechnoNews.

Prodhuesit kanë filluar të krijojnë, dhe disa tashmë po planifikojnë të praktikojnë, teknologji të reja të mbushjes së shpejtë të baterive. Ngarkuesit me fuqi deri në 300W do të dalin në treg së shpejti.

Gjatë periudhës së ardhshme, kompanitë OnePlus, Realme, Oppo dhe të tjera do ta zbatojnë mbushjen e shpejtë të baterisë 300W në telefonat e tyre.

Përveç rritjes së shpejtësisë së mbushjes, pritet edhe një kapacitet më i madh i baterisë. Kështu, shumë prodhues do të përdorin bateri 5500 mAh në vend të 5000 mAh sa është tash.

Seria OnePlus 12, që do të dalë në treg në fillim të vitit 2024 e do të kushtojë rreth 700 euro, pritet të sjellë shpejtësi mbushje të baterisë prej 300 W, që do të thotë se në teori telefoni duhet të mbushet nga zero në 100% në 10 minuta ose më pak.

Mbetet për t’u parë nëse prodhuesit do të punojnë gjithashtu për të përmirësuar kohëzgjatjen, jetëgjatësinë e baterive dhe performancën e tyre.