“Meka Hallall Food” pezullon kontratat me bizneset holandeze, kjo është arsyeja

Pronari i kompanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj, ka njoftuar se ka pezulluar çdo kontratë me firmat holandeze.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak Holanda është i vetmi shtet pesimist sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Vëllezër dhe motra! Unë nga sot e pezullova çdo kontratë me firmat holandeze për arsye se dje e kam lexuar se Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën! Është gjest i vogël por nuk më lejon ndërgjegja të vazhdoj punën derisa të sqarohen gjërat. E dua vendin tim! Vetëm Zotit i përkulem! #besabesë. *Në lidhje me kontratën në fjalë mund të jap informata private të besueshme! Faleminderit”, ka shkruar Piraj në Facebook.