Mërgim Berisha do të largohet nga Fenerbahçe gjatë verës

Mërgim Berisha është në mesin e gjashtë futbollistëve që do të largohen nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të verës.

Krerët e klubit turk kanë vendosur të nxjerrin në shitje disa lojtarë, përfshirë edhe Berishën, arsyetimin se nuk i përshtateshin strukturës së ekipit. Lajmi është bërë i ditur nga “Fantatik” të premten.

Skuadra turke, e cila nisi planifikimin e sezonit të ardhshëm, nuk llogarit në sulmuesin që e transferoi verën e shkuar nga Salzburgu.

Berisha, i cili këtë sezon luajti 22 ndeshje me skuadrën verdhezi, shënoi 4 gola dhe bëri 2 asistime. 23-vjeçari ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2025.