Merih Demiral do t’i bashkohet Atalantas

Mbrojtësi Merih Demiral pritet të transferohet te Atalanta.

Sipas gazetarit Fabrizo Romano, është arritur marrëveshja në mes Atalantas dhe Juventusit.

Turku do t’i bashkohet Atalantas në huazim me opsion për ta blerë, transmeton Klankosova.tv.

Demiral do ta zëvendësojë Cristian Romeron, i cili do të transferohet në Tottenham.