Thyhet rekordi ditor i vaksinimeve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm sot janë vaksinuar 17 mijë e 322 persona në Kosovë, duke  e thyer kështu rekordin e vaksinimeve brenda 24 orëve në vend.

Sipas MSH-së, gjithsej doza të administruara janë 445 mijë e 650, ndërsa të vaksinuar me dozën e parë janë 289 mijë e 743 persona, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 155 mijë e 907 njerëz.

Ndërsa, sot nga 3 mijë e 3667 mostra të marra, pozitive kanë rezultuar 110 sosh, një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë shëruar dy pacientë.