‘Mësohen’ çmimet i iPhone 12, 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max

Celularët iPhone 12 duket se do të jenë më të kushtueshëm se ekuivalentët e tyre të iPhone 11, tregon një raport i ri

Duke qenë se Apple mund të largojë mbushësin nga kutitë e iPhone 12, ishte e pritshme që çmimi i iPhone 12 këtë vit të ishte më i ulët, shkruan T3.

Epo, ju duhet të përgatiteni për një zhgënjim, seps kompania e kërkimit të tregut TrendForce është e saktë në vlerësimet e saj.

Raporti i ri i kompanisë në tregun e telefonave të mençur përfshin parashikime për çmimin e serisë iPhone 12, transmeton Telegrafi.

Ju mund të shihni tabelën e plotë më poshtë, dhe çmimet e iPhone 12 fillojnë nga 699 dollarë (585 euro) në 749 dollarë (630 euro) për iPhone 12 dhe shkojnë deri në 1,149 dollarë (960 euro) deri në 1,199 dollarë (1,000 euro) për iPhone 12 Pro Max.

Në disa aspekte, kjo nuk është për t’u habitur, sepse të katër modelet mbështesin rrjetin 5G, dhe secili do të marrë gjithashtu një panel OLED.

Apple pritet të zbulojë telefonat dhe Apple Watch Series 6 në ngjarjen e saj vjetore që pritet të mbahet në shtator.