Miliarderët rusë – sa kanë pasuri dhe sa kanë humbur që nga nisja e luftës

Vendosja e sanksioneve nga shtetet perëndimore ndaj Rusisë ka prekur shumë oligarkë rusë. Dhe në fakt, qëllimi ishte ky: për të rritur përmes tyre presionin ndaj presidentit Vladimir Putin.

Në një publikim të mediumit “Bloomberg” janë renditur 10 miliarderët rusë që kanë humbur më së shumti nga pasuria e tyre në këto 55 ditë luftë.

Ka të tillë që kanë humbur deri në 26 miliardë dollarë pasuri.

1. Vladimir Potanin numëron 25.9 miliardë dollarë pasuri, nga 2022-a deri më tani ka humbur rreth 5 miliardë dollarë. Potanin kishte blerë hise në Norilsk Nikel gjatë privatizimit në Rusi më 1995. Tani ai zotëron pak më shumë se 1/3 e prodhuesit më të madh në botë të palladiumit dhe nikelit.

2. Leonid Mikhelson numëron 22.6 miliardë dollarë pasuri, e nga fillimi i vitit humbi 9.87 miliardë dollarë. Veprimtaria e tij është gazi natyror, duke pasur në posedim prodhuesin e dytë më të madh në Rusi. Mikhelson ka një fondacion arti me lidhje me New Museum në New York dhe muzetë Tate në Britani të Madhe.

3. Alex Mordashov ka 22.5 miliardë dollarë pasuri. Nga 2022-a humbi 6.32 miliardë dollarë, derisa merret me çelik dhe turizëm. Ka shumicën e çelikut në Severstal e në Tui, ndërsa është operatori më i madh në botë me mbi 400 holete dhe 5 aviokompani.

4. Vladimir Lisin regjistron 21.6 miliardë dollarë pasuri. Humbjet e tij sivjet janë 6.44 miliardë dollarë, ndërsa veprimtari ka çelikun, tregun e mallrave dhe hekurudhën. Lisin kishte nisur punën si elektricist në një minierë qymyri në Siberi. Tani është drejtuesi i “NLMK Group”.

5. Alisher Usmanov ka 19.0 miliardë dollarë pasuri, ndërsa i humbi 2.25 miliardë dollarë. Veprimtari të tij janë çeliku, xehja e hekurit dhe telekomi. Usmanov ka 49 për qind të “USM Holding”, një grup investimesh që kontrollon Metalloninvest, prodhuesin më të madh rus. Ka profit 1 miliard dollarë në vit.

6. Andrey Melnichenko ka 17 miliardë dollarë pasuri. Sivjet i humbi rreth 350 milionë dollarë, ndërsa ka shumicën e aksioneve në “Eurochem” e furnizuesin më të madh rus të qymyrit. Investimet e tjera përfshijnë hise në Rosseti Siberia, distributor i energjisë elektrike në Rusi.

7. Viktor Vekselberg numëron 16.7 miliardë dollarë pasuri, ndërsa këtë vit i humbi 1.79 miliardë dollarë. Veprimtari të tij janë: alumini, nafta, energjia dhe telekomi. Ai është drejtues i Renovas, grupit të investimeve me hise në Rustal, i zotëron edhe disa aeroporte lokale në Rusi.

8. Roman Abramovich, i shumëpërfoluri, ka 14.1 miliardë dollarë pasuri. Deri më tani i ka humbur 3.90 miliardë dollarë, ndërsa merret me metale të çmuara dhe banka. Është bashkëthemelues i “Evrazit”, prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në Rusi. Ishte i besuari i Boris Yeltsinit dhe tani i Vladimir Putinit. Synon ta shesë klubin e futbollit anglez, Chelsea, që e ka prej 2003-s.

9. Mikhail Prokhorov numëron 13.8 miliardë dollarë pasuri, ndërsa sivjet i humbi 213 milionë dollarë. Ai merret me çelik, treg të mallrave dhe hekurudhë. Prokhorov është themelues i “Onexim Group”, kompani me interesa në banka, sigurime dhe patundshmëri. Ish-pronar i ekipit të basketbollit në NBA, Brooklyn Nets.

10. Suleiman Kerimov renditet i dhjeti në listën e “Bloombergut” për oligarkët rusë. Ai ka 11.8 miliardë dollarë pasuri, ndërsa veç sivjet i humbi 3.37 miliardë dollarë. Merret me metale të çmuara dhe patundshmëri, ndërsa kontrollon shumicën e prodhuesit të arit në Rusi.