Minatorët e Artanës dhe Kishnicës ndërpresin grevën

Ndërmarrja “Trepça” ka thënë se minatorët në Artanë dhe Kishnicë kanë ndërprerë grevën e nisur qe disa ditë.

“Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i mençur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim të “Trepçës”.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës. Ata po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullt, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Një ditë më parë, sindikalistët u takuan me deputetët të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë.

Ndërkaq greva në Minierën e “Stan Tërgut” është duke vazhduar, ka konfirmuar Ibrahim Januzi, kryesindikalist.