Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 10 qershor 2026.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.54 euro për litër. Ndërkaq, çmimi i benzinës 1.41 euro për litër.
Në anën tjetër, gazi ka shënuar ulje të çmimit. Nga 0.69 euro për litër sa ishte të premten, sot çmimi maksimal i lejuar është 0.68 euro për litër, ose 1 cent më pak.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
