Morena Taraku vjen me një imazh interesant, mbështillet me një gjarpër me gurë shkëlqyes

Gjithmonë prej këngëtares dhe njëherësh modeles, Morena Taraku, vijnë shumë të papritura.

Bukuroshja di përherë që të mahnitë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme në jetë dhe karrierë profesionale.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Morena ka lënë gojë hapur që të gjithë.

Kjo, pasi në fotografinë e publikuar, ajo jo vetëm që shihet atraktive, por me një gjarpër me të cilin ishte e mbështjellë.

Lodra ishte e mbuluar me gurë shkëlqyes, derisa pati aludime të tilla që mund ta kishte bërë edhe me ‘photoshop’.