Mot i vranët dhe me diell, mëngjeset dhe mbrëmjet me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa sot në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Për të shtunën parashihet mot më stabil.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezentë gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.