Moti me diell, temperaturat deri në 7 gradë

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku lokalisht mund të ketë vranësira të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7 gradë, njofton Meteo Kosova.