Moti me temperatura deri në 28 gardë

Gjatë së martës, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat, veçanërisht në orët e pasdites, mund të sjellin reshje të dobëta lokale shiu.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.