Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët në Kosovë.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.