Moti sot me diell e vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por edhe me vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Temperatura më së ulëti do të shkojë në Dragash, 6 gradë Celsius, ndërkaq në Prizren dhe Gjakovë do të shkojë më së larti, 24 gradë Celsius.