Përfitimet shëndetësore nga mollët

Mollët janë një burim i mirë lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibrat, vitaminën C dhe antioksidantët që mund të ndihmojnë në mbështetjen e tretjes së shëndetshme, shëndetit të trurit dhe menaxhimit të peshës. Ka prova se mollët mund të mbrojnë edhe nga disa sëmundje kronike, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2, raporton Health.

Rekomandohet që mollët të hahen bashkë me lëkurën dhe rregullisht në mënyrë që të merren të gjitha përfitimet shëndetësore.

Mollët janë shumë të pasura me vitaminë C, vitaminë kjo që i ndihmon sistemit imunitar të luftojë me sëmundjet. Gjithashtu vitamina C ndihmon edhe me përthithjen e hekurit nga ushqimi bimor dhe nevojitet për prodhimin e kolagjenit.

Ky frutë ka shumë antioksidant që ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi.

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë dy racione të frutave në ditë, si mollët, kanë një rrezik 36% më të ulët ndaj diabetit të tipit 2 sesa njerëzit që konsumojnë më pak se gjysmën e këtij racioni.

Por, pasi që molla përmban karbohidrate këshillohet që personat tashmë të diagnostikuar me diabet të hanë vetëm nga një mollë të vogël në ditë.

Mbretëresha e frutave ndihmon funksionimin e mirë të trurit dhe sistemit kognitiv. Gjithashtu mbron ndaj rrezikut nga kanceri. Fibrat që gjenden në mollë mund të ndihmojnë edhe për t’u mbrojtur nga kanceri kolorektal. Gjetjet e fundit nga Instituti Amerikan për Kërkime mbi Kancerin sugjerojnë se për çdo rritje prej 10 gramësh të fibrave dietike, ka një rënie prej 7% të rrezikut të kancerit kolorektal.