Moti sot me temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në katër metër për sekond.