Moti sot në Kosovë

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira ku gjatë mëngjesit parashihen vende-vende edhe riga shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.