Sunny Hill Festival

MPJ-ja nuk ka pranuar njoftim zyrtar për çnjohjen nga Sierra Leone

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka pranuar ende ndonjë njoftim zyrtar për çnjohjen nga Sierra Leone.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, këshilltari i ministrit Glauk Konjufcës, Ilir Kërqeli.

“Sa i përket Sierra Leones, ne ende deri në këto momente nuk kemi pranuar njoftimin zyrtar”, tha Kërqeli.