Muhamet Mustafa: Kriza me pandeminë shton nevojën për një ristrukturim të buxhetit

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka thënë se, në këtë krizë të pandemisë duhet të ketë ristrukturim të buxhetit. Sipas tij, kjo duhet të bëhët me kujdes dhe jo nën presionin e panikës.

“Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Për shembull, të shihet efekti i subvencionimit të pagave më 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj, le të kuptohet se tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, se paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa, shoqatash e sindikatash të adresuara tek intervenimet buxhetore”.

Ndryshe, buxheti për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.