Nasim Haradinaj arrin në Gllogjan pas lirimit, pritet nga familjarët dhe miqtë

Gjykata Speciale sot e liroi nga burgu Nasim Haradinajn.

Lirimin e tij me kusht e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes një komunikate për media.

Në vendimin që është marrë me datën 12 dhjetor, thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve.

Pas lirimit, Haradinaj sot ka arritur në gjirin familjar.

Tashmë janë publikuar fotografi të Haradinajt në vendlindje, ku është pritur nga familjarët dhe miqtë e tij.