Ndahet nga jeta balerina shqiptare Hueyda El Saied

Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare artistja Hueyda El Sayed. Balerina e njohur, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

El Sayed këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe  ‘Në restorant’.