Ndeshja për vendin e tretë, Holanda e pret sot Italinë

Holanda dhe Italia do të përballen sot në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede, shkruan Gazeta Express.

Holanda, si nikoqire e “Play-Offit” të këtij viti, nuk ia doli të kalojë në finale pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia.

“Tulipanët” pësuan humbjen në atë ndeshje pas vazhdime me rezultatin 2:4.

Në anën tjetër, Italia u eliminua nga Spanja me rezultatin 2:1.

Holanda dhe Italia janë takuar në garat e UEFA-s gjashtë herë më parë.

“Azzurrët” kanë triumfuar tre herë, kurse holandezët dy herë. Një përballje mes tyre është mbyllur baras.