Në Chernihiv po vazhdojnë bombardimet përkundër premtimeve të Rusisë se do ta ulë ofensivën

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se ndonëse Moska ka premtuar se do të ulë aktivitetet ushtarake rreth qytetit ukrainas Chernihiv, ka vazhduar bombardimet në këtë qytet, raporton BBC.

Bazuar në raportet e inteligjencës britanike thuhet se mund të ketë luftime të rënda në periferi të kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, në ditët në vijim, ndërsa trupat ruse po synojnë të mbajnë pozicionet në lindje dhe perëndim të qytetit.

Luftimet pritet të vazhdojnë edhe në Mariupol.

Negociatorët rusë kishin thënë se do të reduktohen dukshëm ofensivat në Kiev e Chernihiv.

Në raportimet e inteligjencës britanike po ashtu thuhet se disa prej këshilltarëve të presidentit rus Vladimir Putin po frikësohen t’ia thonë atij të vërtetën.