Familja Foniqi ka njoftuar se sot do të bëhet varrimi i Jetlira Baki Foniqit, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 24 gusht 2026, në orën 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.
Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj
Familja ka ftuar miqtë, shokët dhe dashamirët që të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Jetlirës.
“Zoti e mëshiroftë dhe dritë pastë shpirti i saj!”, thuhet në njoftimin e familjes.
