Në Prishtinë djali rrah nënën, në Drenas djali kërcënon prindërit me vrasje

Të dielën në Prishtinë një grua ka raportuar se i biri i saj i mitur e ka sulmuar fizikisht.

“Ankuesja f/kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar djali i saj i mitur, e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.”

Ndërkaq, në Dreans është arrestuar një burrë i cili i ka kanosur prindërit e tij me vrasje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje”, thuhet në Raport.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.