Nën heshtje shkarkohet edhe zëvendësguvernatorja Shkëndije Nahi

Me marrjen e pozitës së U.D Guvernatorit nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, Bashkim Nurboja, bordi i BQK-së, më 30 mars 2023 menjëherë ka marrë vendim për të shkarkuar nga pozita zëvendësguvernatoren Shkëndije Nahi.
Burime thonë se vendimi i bordit për të liruar nga detyra Shkëndije Nahi, është marrë në heshtje, duke mos dërguar asnjë njoftim për media. Kjo sipas burimeve është bërë që të iu mundësohet atyre që të vijnë poshtë.
Ndryshe Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 1 shtator 2022, kishte emëruar znj. Shkendije Nahi ushtruese të detyrës së zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare.
BQK-ja si institucion i rëndësishme në vend, ka mbetur pa guvernator,e dhe pse në Kuvend janë dërguar katër emra, pozitë dhe opozitë kanë kritikuar procesin .