Neymar drejt Premier Leagues, ish-trajneri e pret krahëhapur

Neymar ka dalë jashtë planeve të PSG-së, që një vit para se t’i përfundojë kontrata, ka vendosur të shesë brazilianin, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero.

Madje për këtë kryeqytetasit francezë kanë ulur ndjeshëm edhe çmimin e kartonit të yllit Brazilian, duke shprehur gatishmërinë për ta shitur atë vetëm 50 milionë euro, ndonëse shpenzuan plot 222 të tilla për ta marrë nga Barcelona verën e 2016-ës.

Në të tillë situatë, duket se ka vendosur të përfitojë Chelseak, pasi pronari i ri, Tod Boehly ka kuptuar se mund të rritë ndjeshëm entuziazmin e tifozëve londinezë me afrimin e yllit Brazilian, i cili këtë merkato ka një vlerë prej lojtari të zakonshëm.

Bosi amerikan i bluve të Londrës ka marrë sugjerime pozitive nga Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Neymar edhe te Paris Saint Germain, ndaj pritet që në ditët e ardhshme të prezantohet me një ofertë konkrete në zyrat e PSG-së.

Nga ana tjetër, vetë Neymar ka pranuar faktin se për t’u larguar nga PSG-ja, duket të ulë ndjeshëm edhe pagën e tij, ndaj është gati që në Londër të firmosë edhe për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh në sezon.