Nisin fluturimet e kufizuara pas bllokimit nga bora në Aeroportin e Stambollit

Një numër i fluturimeve të kufizuara janë realizuar nga Aeroporti i Stambollit pas mbylljes së përkohshme shkaku i stuhisë së borës.

Të martën janë anuluar të gjitha fluturimet për arsye të sigurisë kur çatia e pjesës së mallrave të aeroportit u shemb nga pesha e rëndë e borës.

Qyteti prej 16 milionë banorëve është përballur me reshje të mëdha të borës në ditët e fundit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se bora do të vazhdojë të bjerë deri të enjten dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin përdorimin e automjeteve.