Nita nuk shpëtoi Shpatin në “zinxhirin e nominimeve”, banorët nga Kosova “përplasen” me njëri-tjetrin

Mbrëmë ishte Kiara ajo e cila nisi “zinxhirin e nominimeve”, në “BBVA”.

Banorja nga Kosova, Nita, shpëtoi Fotinin e jo Shpatin.

Pas përfundimit të “prime-t”, debatet në shtëpi “shpërthyen”, e protagonistë ishin dy banorët nga Kosova.

Nita u sqarua me Shpatin, duke i thënë se ishte Dea ajo e cila mund ta shpëtonte.

Shpati ishte ai i cili u shpreh se Nita ishte në dijeni se ai ishte në nominim dhe nuk e shpëtoi.