Një i vdekur dhe 41 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shënuar një rast i vdekjes dhe 41 raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 2.777 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Në 24 orët e fundit, sipas MSH-së, janë shëruar 198 pacientë, duke ulur numrin e rasteve aktive në 1.737.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të dozave të administruara në 1.397.224.

Me dozën e dytë janë të vaksinuar 579.622 persona deri më tash.